
Mirilind Daku ka qenë protagonist kryesor ditën e djeshme në sfidën Osijek-Gorica. Ish sulmuesi i Kukësit dhe Ballkanit në Kosovë u rikthye këtë merkat vere te Osijek, skuadër që kishte në pronës kartonin e tij dhe dje shënoi dy gola në fitoren 3-2.
Vendasit e nisën keq ndeshjen pasi u mposhtën 0-1 në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë përmbysën gjithçka. Daku u fut në fushën e lojës në minutën e 67-të dhe në minutën e 75-të shënoi golin e barazimit. Pas 9 mintuash bomberi shënoi golin e dytë për Osijek dhe barazoi sërish pasi Gorica kishte kaluar në avantazh.
Në minutat shtesë, Loncar tundi rrjetë duke i dhënë fitoren Osijek kundër Goricës ku luan edhe Doka. Daku shënoi dy golat e parë në kampionat, ndërsa pak ditë më parë shënoi edhe në Kupë duke treguar se është përshtatur shumë mirë me ekipin e ri.
https://www.youtube.com/watch?v=g7szHaopN_k&t=296s