
Abuzimet suksuale sa vijnë e shtohen edhe në botën e futbollit. Një rast i tillë vjen nga Tenesia, ku një trajner futbolli nga një pakujdesi i ka bërë “gropën” vetes.
"CCN" bën me dije se Camilo Hurtado Campos harroi telefonin e tij në një restorant dhe punonjësit u munduar të kontaktojnë me të. Por ata zbuluan gjëra vërtet të tmerrshme, ku me dhjetra video dhe foto të minorenëve gjendeshin në telefonin e trajnerit.
Punonjësit e lokalit e dorëzuan telefonin në polici me këtë të fundit që gjetën video të disa fëmijëve pa ndjenja teksa përdhunoheshin. 63-vjeçari akuzohet për përdhunimin e fëmijëve minorerë, ndërsa ndaj tij do të ngrihen të tjera akuza.
“Duke punuar me shkollat lokale, detektivët kanë identifikuar dy nga viktimat e tij. Policia shpreson që ata që e njohin Campos mund të ndihmojnë që ata të vendosin një emër me fytyrat e viktimave të paidentifikuara”, ka theksuar policia. Gjithashtu bënë të ditur se rreth 10 fëmijë të moshës 9 deri në 17 ishin droguar dhe përdhunuar nga Campos.