Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Dritan Shakohoxha fillon fushatën për president të FSHF-së? Gazetari dërgon Florian Markun në zyrën e Erion Veliajt

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dritan Shakohoxha fillon fushatën për president të

Florian Marku ka qenë i pranishëm ditën e sotme në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Boksieri lushnjar u shpall kampion bote për peshat e mesme, IBF dhe është nderuar nga Veliaj me dy dhurata të veçanta, targat e personalizuara, por edhe miniaturën e Sahatit të Tiranës.

Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj zbuloi se ka nisur bisedimet me Markun që vitin tjetër të zhvilloi një ndeshje të madhe në Tiranë. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte edhe prezenca e Dritan Shakohoxhës. Gazetari i njohur ka shpallur kandidaturën e tij për presidenti të FSHF-së në zgjedhjet e ardhshme dhe siç duket ka nisur fushatën e tij. Ajo që është e paqartë në këtë takim është se me çfarë statusi ka shkuar Shakohoxha në zyrën e Veliajt. Nuk dihet nëse Shako ka qenë I ftuar nga Veliaj, Marku apo ai ka nisur fushatën e tij për president të FSHF-së.

Erion Veliaj: Jam shumë i lumtur që Florian Marku na ka bërë kaq shumë krenar. Jam takuar shumë kohë më parë dhe jam i lumtur që të pres në shtëpinë e qytetit tonë për të të falenderuar pasi na ke ngritur kokën. Gjatë këtyre dy viteve kanë ndodhur dy fatkeqësi si tërmeti dhe pandemia dhe kemi pasur kokën ulur jo për fajin tonë. Jemi përballur si boksierët që luftojnë deri në fund dhe nuk largohen nga ringu.

Në Angli target personalizohen dhe kjo është një dhuratë për ty dhe dua të jap gjithashtu dhuratë edhe Miniaturën e Sahatit të Tiranës pasi është koha jote dhe koha që ne të planifikojmë një mega-ndeshje të madhe në Shqipëri. Nuk është sekret që ne kemi nisur bisedimet që vitin tjetër me shpresën pandemia të jetë mbyllur të organizojmë një ndeshje të madhe boksi në Tiranë. Të uroj suksese për ndeshjen e radhës, por mbi të gjithë për ndeshjen e të gjitha ndeshjeve që është djali që po pret.

Florian Marku: Mezi e kam pritur këto momente që të më vij ftesa nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Për mua është diçka e madhe dhe dua t'i falenderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe mezi pres të rikthehen në Shqipëri dhe të mbroj titujt e mi këtu kundër kundërshtarëve të mi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga