
Hasan Salihamidzic është larguar pozitiv nga Torino për në Munich, pas takimit me drejtuesit e Juventus. I pyetur nëse ka optimizëm, ai tha se gjithmonë. Drejtori sportiv i Bayern Munich diskutoi me ata, për të fituar shërbimet e mbrojtësit De Ligt.
Gjithçka duket e nxehtë në këtë merkato vere për holandezin, për të cilin mund të thuhet me siguri se nuk do jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm. Kjo pasi dhe Manchester United po tenton firmën me të dhe shuma që përflitet për ta blerë është mjaft e konsiderueshme.
Matthijs de Ligt ka dhe 2 vite të mbetura kontratë me Juven, teksa kujtojmë se u afrua në verën e vitit 2019 nga Ajax, ku dhe është formuar. 22- vjeçari ka mjaft potencial në mbrojtje dhe United me Bayern duket se do garojnë deri në fund për shërbimet e tij.