
Sergio Conceicao
Humbja ndaj Romës javën e fundit ka vendosur fatet e Milanit për sezonin e ardhshëm. “Djalli” pozicionohet në vendin e nëntë të klasifikimit dhe nuk arrin dot të luajë dot në asnjë kompeticion europian për sezonin e ardhshëm.
Në kampin kuqezi fajtor kryesor kanë bërë trajnerin Sergio Conceicao. Por në prag të sfidës të së shtunës përballë Monzës në “San Siro”, trajneri portugez ka marrë vendimin drastik.
Siç raportojnë mediat italiane, Sergio Conceicao nuk do të dalë fare në konferencë për shtyp një ditë përpara sfidës. Një lamtumirë e heshtur kjo e portugezit që do të largohet në fund të sezonit nga Milani.