
Napoli
Formacionet e Napolit dhe Cagliarit për ndeshjen e madhe në stadiumin “Maradona”, e cila do të jetë vendimtare në përcaktimin e Scudettos, janë zyrtare. Napolitanëve iu nevojitet fitorja për të ngritur titullin, sukses me çfarë do lloje shifrash.
Në formacionin e zgjedhur nga Antonio Conte gjen vend edhe mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani. Ai ka shansin e artë të shpallet kampionë, pasi një sezoni për tu varuar në “kornizë”.
Ndërsa në portën e Cagliarit do e nis si titullarë gardiani i Shqipërisë Alen Sherri. Ndeshja do të nis pas pak në tempullin e napolitanëve, aty ku triumfi ka marrë trajtën e një “detyrimi”.
