Enis Bardhi vijon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë. Lojtari i njohur shqiptar që luan për llogari të Maqedonisë së Veriut ka qenë protagonist në këtë sfidë me golin e shënuar në minutën e nëntë.
Një asist i Anastasios u shfrytëzua saktë nga shqiptari duke kaluar në avantazh skuadrën e Tranbzonspor. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke.
Deri më tani Bardhi ka arritur të shënojë 4 gola dhe është në qendër të vëmendjes së medieve për një largim të mundshëm nga kampionët e Turqisë.
Enis Bardhi’den şık gol
Asist: BakasetasI love #Trabzonspor ❤️#HTYvTSpic.twitter.com/ULGW2RnHbm
— ıı (@tsunami_6_1) January 28, 2023