Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Dramë, polemika dhe kualifikim mes drithërimash! Në Barcelona-Sevilla ndodh gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë, polemika dhe kualifikim mes drithërimash! Në

Një ndeshje dramatike, e mbushur plot me polemika. Ishte e tillë ajo gjysmëfinale kthimi e Copa Del Rey mes Barcelonës dhe Sevillas, e cila u mbyll 3-0. Katalanasit morën një kualifikim të vuajtur, teska ndeshja e parë ishte humbur 2-0. Ai që hap siparin e golave është Dembele, që në 15 minutat e para. Kjo do i jepte qetësinë e duhur të besuarve të Koeman.  Miqtë fitojnë një penallti në të 73-tën, por Ocampos bën më të vështirën: E humbet. Atëherë kur konsiderohej e mbyllur, Pique çon në shtesë ndeshjen, pas një assisti të Griezmann.

Në të 95-tën, Braithwaite "çmend" në festë Barcelonën me golin e rradhës. Polemikat sapo kanë filluar, teksa Lenglet prek me dorë një top në minutën e 101-të. VAR thotë se është gjithçka e rregullt, edhe pse dukej qartë që ishte penallti, me protestat që ishin të kota. Kështu, Barcelona shkon në finale të Kupës.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga