Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Dramë në ‘Mestalla’, Vinicius Junior i jep 1 pikë Real Madridit përballë Valencias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë në ‘Mestalla’, Vinicius Junior i jep 1

Real Madrid arriti të merrte një barazim 2-2 përballë Valencias në Mestalla. Vendasit ishin në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me golat e Hugo Duro e Yaremchuk.

Heroi i madrilenëve ishte Vinicius Junior i cili në një Mestalla që ‘buçiste’ kundër tij për polemikat e rracizmit, braziliani ia doli të shënonte një dopietë. Goli i parë u shënua në fund të 45 minutave të para, ndërsa i dyti e i barazimit në minutën e 76’.

Los Blancos vijojnë ecurinë e mrekullueshme pa humbje dhe shkojnë në kuotën e 66 pikëve në krye, plot 7 pikë më shumë se Girona e 9 nga Barcelona, por me një ndeshje më shumë se këta të fundit. Pas ndeshjes së kthimit në Champions me Leipzig, djemtë e Ancelottit do të rikthehen në Bernabeu për t’u përballur me Celta Vigo në fundjavë.

GOLAT→ VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga