Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Dilemë ftesa nga Sylvinho, por në Turqi bëjnë këngë për Rey Manajn

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dilemë ftesa nga Sylvinho, por në Turqi bëjnë

Rey Manaj po kalon formën e jetës këtë sezon me fanellën e Sivasspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar plot 18 gola në 26 ndeshje, mes Superligës turke dhe Kupës.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Sivasspor të “dashurohen” pas shqiptarit dhe madje t’i kushtojnë edhe këngë madje duke shpalosur edhe flamurin shqiptar, të cilin në fakt nuk e mbajnë ashtu siç duhet.

Në ndeshjen e fundit që Sivasspor fitoi në shtëpi 4-1 përballë Pendikspor, tifozët e ekipit ku aktivizohet Manaj, me flamurin kuqezi nëpër duar kanë kënduar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. “La La La La Laaaaaj, I Love Rey Manaj”, ishin fjalët e këngës.

Në krahun tjetër, ftesa në Kombëtare për 27-vjeçarin nga Lushnja mbetet ende një dilemë. Gjithçka pritet të qartësohet sadopak në miqësoret e marsit, ku Shqipëria do të përballet me Kilin dhe Suedinë.

[video width="640" height="358" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2024/02/videoplayback-1.mp4"][/video]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga