Andorra U-21 - Shqipëri U-21, 2 - 2
Andorra U-21: Iker, De Pablos, Alavedra, Garsia, Cervos, Martinez, Vales, Guilen, Rebelo, Rosas, Alaez. Trajner: Justo Ruiz
Shqipëria U-21: Dajsinani, Maloku, Kryeziu, Mersinaj, Bajrami, Selahi, Kallaku, Sahiti, Zeka, Muçolli, Vrioni. Trajner: Alban Bushi
Ka përfunduar ndeshja për moshat U-21 mes Andorrës dhe Shqipërisë. Asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të marrë një fitore. Rezultati përfundimtar është 2-2, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2019-të, që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino nga data 16 deri në 30 qershor.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 19 me anë të Alaez. Në fillim të pjesës së dytë, Imeri barazoi shifrat në minutën e 53, po vetëm 2 minuta më vonë, Alaez shënon edhe të dytin personal, por edhe për skuadrën e tij.
Mirëpo, në minutën e 86-të, Sula ka arritur të barazojë edhe një herë tjetër shifrat, duke e shpëtuar nga humbja skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi.
Kuqezinjtë nuk arrijë të marrin një fitore, ashtu sikurse skuadra e parë mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e Ervin Bulkut, ku triumfoi 0-3.
86' Sula ka barazuar shifrat për Shqipërinë.
55' Alaez kalon përsëri Andorrën në avantazh.
53' Imeri barazon shifrat.
19' Alaez kalon Andorran në avantazh.
