
Chelsea më në fund gjen fitoren sot përballë Leeds. Ekipi i Potter fitoi me rezultatin minimal 1-0 në “Stamford Bridge”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fofana. Mbrojtësi shënoi një gol me kokë në minutën e 53. Ai shndërroi në gol një kros të ardhur nga goditja këndore.
Fofana kishte qenë i dëmtuar më parë dhe vetëm dy ndeshjet e fundit është kthyer në skuadër. Kjo është një fitore e rëndësishme për skuadrën e Potter për të mbajtur gjallë shpresën për zonën europiane. Ata kishin shumë ndeshje pa fitore dhe në dy ndeshjet e fundit nuk kishin marrë asnjë pikë. Sfidën e ardhshme Chelsea do të luajë përballë Leicester në transfertë.
Londinezët e tjerë të Tottenham u mundën në transfertë 1-0 ndaj Wolves. Spurs nuk arritën dot të marrin pikë nga kjo transfertë me Wolves që tregoi se ishte një kockë e fortë për ta. Goli i sfidës u shënua nga Adama Traore në minutën e 82.
Kjo humbje nuk i lëkund pozitat e Totenham në vendin e kartërt me 45 pikë. Javën e ardhshme ata do të presin Nottingham Forest në shtëpi. Për këtë ndeshje do të kenë në stol edhe trajnerin e tyre Antonio Conte.
Golat e ndeshjes:
Chelsea 1-0 Leeds United
(Fofana 53’)
Wolves 1-0 Tottenham
(Traore 82’)