Futbolli është një lojë plot emocione dhe sakrifica. Të gjithë aktorët e këtij sporti të bukur punojnë, sakrifikojnë dhe luftojnë gjatë gjithë vitit që në fund të gëzojnë objektivat e tyre. Sigurisht do të ketë edhe të mërzitur pasi fituesi është vetëm një, por kjo nuk do të thotë që të ketë hatërmbetje mes pjesëmarrësve pasi të gjithë jampin maksimumin e tyre.
Këtë e pasqyrojnë mjaft mirë edhe lojtarët që kanë dhënë gjithçka kundër njëri-tjetrit në derbin Tirana – Partizani. Futbollisti i të kuqve, Tedi Cara dhe dy ish-bardheblu, kapiteni Ismajlgeci dhe Jurgen Çelhaka, kanë shijuar së bashku në një resort të kryqytetit.
Është vetë sulmuesi i sapo shpallur kampion që poston një video në llogarinë e tij në Instagram teksa shihet nën shoqërinë e dy ish-bardhebluve por edhe me lojtarin e Kukësit, Redon Dragoshi.