Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Brryli që ndali shpërthimin, Armando BROJA bllokohet me faull në rastin e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Brryli që ndali shpërthimin, Armando BROJA bllokohet me faull

Southampton humbi 2-1 në transfertë me Norwich. Për Shenjtorët minuta mori edhe Armando Broja, që vinte nga një dëmtim. Trajneri Hasenhuttl vendosi të hidhte në fushë sulmuesin në minutën e 57 në vend të Elyounoussi.

Sulmuesi i Kombëtares menjëherë u tregua i rrezikshëm, duke pasur rastet e tij. Edhe pse i mbuluar mirë në zonë, Broja shpërtheu në fundin e ndeshjes, duke u ndalur vetëm nga një brryl i kundërshatrit. Ka qenë minuta e 93 kur Broja rrëmbeu një top në mesin e fushës mes dy kundërshtarëve, për t’iu drejtuar zonës.

I shkathët në dyluftim dhe i fortë me topin në këmbë, Broja u ndal me faull në momentin kur po i drejtohej zonës. Edhe pse Southampton u mposht në transfertë, lajmi i mirë për Brojën është kthimi nga lëndimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga