Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Brazili "përtyp" Spanjën në finale, dërgon në shtëpi medaljen e artë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Brazili "përtyp" Spanjën në finale, dërgon

Brazili ia ka dalë të triumfojë në finalen e Lojërave Olimpike Tokyo 2020 në futboll, ku mposhti 2-1 Spanjën.  Në Yakohama, brazilianët kishin mundësi të shënonin që në minutën e 38-të, por Richarlison nuk gjuan saktë nga penalltia. Atë që nuk e bën Richarlison, e bën Cunha në limitin e fraksionit, duke e çuar skuadrën e Jardine me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes.

Spanjollët nuk dorëzohen dhe gjëjnë barazimin me Oyarzabal në të 60-tën. Kështu  mbyllet koha e rregullt ndërsa për t'i dhënë medaljen e artë Brazilit mendon Malcom. Në minutën e 108-të, ish lojtari i Barceloës shfrytëzon më së miri një pasim të Antony dhe përshendet rrjetën.

Kështu, Kombëtarja e Brazilit e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Tokyo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga