Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Brazili eleminon Korenë e Jugut, Kroacia është kundërshtari i radhës në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Brazili eleminon Korenë e Jugut, Kroacia është

Brazil – Korea Jugut 4-1

Kupa e Botës

Faza 1/16

Ndeshja: Brazili është kualifikuar për në raundin tjetër ku Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës. Brazili mundi me shifrat 4-1 Korenë e Jugut, në një sfidë që u vulos që në pjesën e parë të takimit. Seleçaot, e nisën me vrull pjesën e parë të takimit duke arritur të realizojnë 4 herë në portën e koreanëve.

Pjesa e dytë e takimit nuk solli shumë ndryshime veç golit spektakolarë që Korea realizoi nga një distancë shumë e madhe. Korea përshëndet në këtë mënyrë Kupën e Botës.

Arbitër: Clement Turpin

Stadiumi: “974”

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alisson, Militao, Marquinhos, Thiago Silva, Danilo, Casemiro, Paqueta, Raphina, Neymar, Vinicius, Richarlison

Korea Jugut: Kim Seung-gyu, Kim Jin-su, Kim Young-gwon, Kim Min-jae, Kim Moon-hwan, Jung, Hwang In-beom, Son Heung-Min, Lee Jae-sung, Hwang, Cho

Komenti minutë pas minute:

90'+4' Përfundon takimi

76' Korea realizon një supergol, absolutisht një nga më fantastikët e këtij botërori 

68' Korea shumë pranë golit, Alisson i thot "JO"

54' Brazili kërkon dhe të pestin, reagon në mënyrë të shkëlqyer portieri

47' Son nuk shfrytëzon ashtu siç duhet gabimin e Marquinhos

46' Brazili tenton me Raphinan por shumë e lehtë

46' Nis pjesa e dytë

45'+5' Mbyllet pjesa e parë

36' Korea nuk mund t'i besojë syve, 4 gola në harkun e 30 minutave, Paqueta finalizon në mënyrë perfekte asistin e Vinicius

29' Brazili nuk përmbahet, gol fenomenal nga Richarlison. Aksion model i seleçaos 

17' Korea nuk dorëzohet, jep shkëndijën e parë 

12' Neymar dyfishon shifrat nga pika e bardhë

7' Brazili e nis me gol, ka samba në stadiumin 974, Vinicius realizon golin e avantazhit

1’ Starton takimi, topin e parë e kanë koreanët

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga