
Mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo bëri një gafë të madhe në sfidën e fundit për kampionat kundër Napolit, duke i dhuruar golin e fitores kundërshtarëve.
Napoli fitoi 1-0 ndaj Interit, pikërisht pas golit të Callejon që përfitoi nga gabimi i Nagatomos.
Por, përtej këtij episodi, mbrojtësi i majtë pranon se është krenar që është një futbollist i Interit, ndërsa sulmon në mënyrë indirekte tifozët zikaltër.
“Në Itali nëse luan mirë të trajtojnë si Zot. Nëse luan keq, do kritikohesh sikur të jesh kriminel. Nuk ka moral, nuk ka respekt.
Jam krenar që punoj në një mjedis të vështirë dhe e bëj me sukses. Jam këtu qe shtatë vite. Kjo më jep forcë për të parë në të ardhmen”, tha Nagatomo.
https://www.youtube.com/watch?v=PcQ7arJ5bYA