
Atletiko Madrid luajti kundër Barcelonës në kuadër të Copa del Rey. Katalanasit kanë arritur të mposhtin madrilenët me rezultatin 1-2.
Dyshja Messi- Suarez ka qenë sërish e pandalshme në këtë pjesë loje. Luis Suarez ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 7-të, ndërsa Messi ka dyfishuar rezultatin në minutën e 33-të.
Në pjesën e dytë Antoine Griezmann ngushton diferencën në minutën e 59-të. Megjithatë skuadra e Diego Simeones nuk mundet të shmangë humbjen. Në këtë mënyrë Barcelona arriti të fitonte betejën e parë, sepse pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në "Camp Nou".
http://www.dailymotion.com/video/x5abvg4_sport
Poll