
Deportivo La Coruna e ka mposhtur 2:1 Barcelonën
Pas një nate magjike ditë më parë në Ligën e Kampionëve, ku Barcelona përmbysi rezultatin prej 4:0 ndaj PSG-së për të fituar 6:1 dhe shkruar histori, katalanasit kanë pësuar humbje 2:1 në xhiron e 27’të në La Liga.
Ishte Deportivo skuadra që ndali hovin e katalanasve, duke i mposhtur 2:1 në një stadiumin “Municipal de Riazor”, ku për herë të fundit kishte triumfuar 2:0 në vitin 2008.
Golat për Deportivon i shënuan Joselu dhe Alejandro Bergantinos, derisa golin e nderit për Barcelonën e shënoi Luis Suarez.
Pas kësaj humbje, Barça mbetet në kuotën e 60 pikëve, një më shumë se Real Madridi, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara, njërën prej të cilës e zhvillon sonte nga ora 20:45.