
Granada 2-2 Barcelona
LaLiga
Java 9
Stadiumi: Nuevo Los Cármenes
Përfundon ndeshja mes Granadas dhe Barcelonës me katalanasit që nuk arritën të merrin një fitore duke barazuar befasisht me rezultatin 2-2. U deshën vetëm 17 sekonda që vendasit të shënonin golin e parë me Bryan ndërsa në minutën e 29’ do të vinte edhe rrjeta e dytë nga i njëjti lojtar. Pak minuta nga mbyllja e fraksionit të parë, Lamine Yamal do të ngushtonte diferencen dhe te rikthente ne loje katalanasit.
Në minutën e 86' Sergi Roberto do të barazonte rezultatin ndërsa Felix do të shënonte golin e përmbysjes në shtesa, por do të anullohej për offside. Granada merr një pikë shumë të rëndësishme ndërsa katalanasti bëjnë një hap fals në garën për titull ndaj Real Madrid që kryeson e vetme.
Formacionet Zyrtare:
Granada (4-4-2): Ferreira; Sanchez, Rubio, Miquel, Neva; Zaragoza, Villar, Gumbau, Fernandez; Uzuni, Boye.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Cancelo, Kounde, Christensen, Balde; Gavi, Gundogan, Lopez; Yamal, Torres, Joao Felix.
Golat e ndeshjes: