
Barcelona kalon pa problem Lyonin. Katalanasit fitojnë me rezultatin e thellë 5-1 ndaj francezëve. Siparin e golave e hap Leo Messi në minutën e 15' duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 31' është brazilianin Coutinho që dërgon topin në rrjetë pas një asist fantastik nga Suarez. U dukë sikur në pjesën e dytë Lyon do të rihapte takimin pasi në minutën e 51' Tousart shënon golin e parë për miqtë.
Ndërsa për të ''vrarë'' përfundimisht shpresat e Lyonit mendon sërish Leo Messi që në të 78' shënon golin e 3-të për Barcelonën. Por spanjollët nuk kënaqen me kaq pasi shënojnë edhe dy gola të tjetër me Pique dhe Dembele duke siguruar kshu kualifikimin për më tej në Champions League.