
Ndeshje me të vërtetë të çmendura ishin ato të luajtura sonte në Uefa Champions League. Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Young Boys. Zikaltërit bënë një lojë të kënaqshme, por zviceranët u treguan më cinik.
Chelsea mundi 4-0 Juventusin. Golat u shënuan nga Chalobah në pjesën e parë, ndërsa në të dytën radhën e patën James, Hudson Odoi dhe Werner. Blutë e Londrës dhe bardhezinjtë tashmë kanë nga 12 pikë dhe janë respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.
Komplikon akoma më shumë gjërat Barcelona, me barazimin 0-0 me Benficën. Ekipi i Xavit është në vendin e dytë me 7 pikë.
Rezultatet:
Barcelona 0-0 Benfica
Chelsea 4-0 Juventus
Lille 1-0 Salzburg
Malmo 1-1 Zenit
Sevilla 2-0 Wolfsburg
Young Boys 3-3 Atalanta