
Europa League zhvilloi sot takimet e radhës. Goli i javës vjen nga Franca dhe i përket ndeshjes Nice 2-3 Leverkusen.
Gjermanët kalojnë në avantazh në minutën e 22-të me Diaby, pas një asissti të Demirbay. Si goli dhe pasimi janë një perlë e vërtetë, me mbrojtjen vendase që nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shijojë spektaklin.
Kujtojmë që me këto rezultate, Leverkusen kalon tutje si e dyta e grupit me 12 pikë, ndërsa Nice ka vetëm 3 pikë dhe është e parafundit. Po 3 pikë ka edhe Beer Sheeva që renditet e fundit.
Poll