
Jasir Asani duket i emocionuar para ndeshjes me Çekinë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare që realizoi një super perlë nga distanca kundër Polonisë, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai është mjaft i motivuar dhe gati për të dhënë maksimumin, në këtë përballje kualifikuese të EURO 2024. Në një postim të bërë në Facebook-un e vet, Asani shkruante:
“Ne jemi ushtarët e këtij kombi. Nëpërmjet futbollit dhe luftës tonë për flamurin më të shenjtë, derdhim djersë vetëm që ju të ndiheni krenar me ne. Jua premtojmë, ky nuk është fundi, ne sapo filluam...”
Kujtojmë që ndeshja Shqipëri - Çeki do të luhet të enjten, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Poll