Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Armando SADIKU nuk gjen paqe, i marrin topin te pika e penalltisë dhe s'e lënë të godasë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando SADIKU nuk gjen paqe, i marrin topin te pika e penalltisë

Armando Sadiku nuk arriti të linte gjurmën e tij në ndeshjen ndaj Villarreal B. Java e 19-të në La Liga 2 vendosi përballë Cartagenan e Sadikut kundër Villarreal B, një sfidë e cila u mbyll me shifrat 0-1. Humbja largon nga kreu ekipin e Sadikut, i cili është dhe golashënuesi më i mirë i ekipit me plotë 7 gola.

Sadikut iu mohua goli i tij 8-të personal në rast mos gabimi nga pika e bardhë. Në ndeshjen e fundit u akordua një penallti në favor të Cartagenas. Minuta e 90’+5, arbitri kryesor vendos të akordojë penallti dhe shifrat shënonin 0-1, në favor të Villarreal B.

Polemikat për ekzekutimin e penalltisë ishin të mëdha pasi, Sadiku merr topin dhe vendoset për të gjuajtur, por De Blaisis dhe Ortuno, përplasen me njëri-tjetrin për të marrë përsipër gjuajtjen e saj. Ortuno fiton debatin me Sadikun dhe humbet penalltinë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri u pyet për situatën e përjetuar dhe tha se kur tregoi formacionin, në rast akordimi të një penalltie urdhri ishte: "Gjuan Ortuno, me pas De Blasis dhe i fundit Sadiku. Zakonisht e lë të lirë zgjedhjen për këtë lloj gjëje, pasi mendoj që kush ndihet i  sigurt mund ta gjuaj dhe kjo nuk duhet të shkaktojë asnjë problem.”

Momenti i penalltisë:

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga