Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Armand Duka zbulon dy fushat e reja për klubin e Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armand Duka zbulon dy fushat e reja për klubin e Dinamos

Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon fushat e kompleksit të ri të klubit Dinamo. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit zbulon se brenda 10 ditëve ato do të jenë gati për 18 herë kampionët e vendit.

Një investim i rëndësishëm që i shtohet projektit “100 fushat” nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Në postimin e bërë nga presidenti Duka shkruhej:

Dy fushat e reja të skuadrës së Dinamos, pjesë e projektit tonë madhor 100 fushat, janë drejt përfundimit dhe njëra prej tyre brenda 10 ditëve do të jetë në dispozicion të ekipeve për zhvillimin e seanca stërvitore. Ndërkohë që fusha me bar natyral po ecën me ritme të larta duke i shtuar infrastrukturës sportive në Qarkun Sportiv Tiranë dy fusha të tjera për djemtë dhe vajzat që ndjekin ëndrrën e tyre të madhe.

Në të gjithë vendin vazhdojnë me ritme të larta punimet për fushat e reja që po ndërtohen me financimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në prag të sezonit të ri futbollistik dua të garantoj të gjithë futbollistët dhe futbollistet se ne do të bëjmë gjithçka dhe nuk do të ndalemi në transformimin e infrastrukturës futbollistike”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga