
Kategoria Superiore e 19 vjeçarëve vazhdon me takimet e saj të vlefshme për Play-off. Në ''Niko Dovana'' u luajt ndeshja mes Apolonisë dhe Shënkollit, e cila përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Koha e rregullt u mbyll 1-1, ku realizuan Krasniqi (17') për fierakët, ndërkohë që Uku (12') tundi rrjetën për Shënkollin.
Ritmi i lartë dhe emocionet ishin ato që përshkruan sfidën, sidomos në momentin e goditjes së penalltive. Kësisoj, Apolonia prek finalen, duke treguar se e ardhmja është e sigurtë.
https://www.facebook.com/KFApolonia/posts/3136072289782715