
Gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Katarit nuk ka nisur siç duhet për Lewis Hamilton. Piloti britanik e nisi garën e tij nga vendi i 3-të, kurse shoku i skuadrës te Mercedes, George Russell dhe Red Red Bull i Max Verstappen ishin para tij.
Hamilton tentoi të kalonte shokun e tij që në kthesën e parë, teksa nuk e kishte llogaritur mirë dhe pati një përplasje me Russell në tentativën për parakalim. Pas kësaj Mercedesi i britanikut përfundoi jashtë pistës, por Russell pavarësisht të gjithave ia doli të mbyllte garën e nisur, por për fatin e tij të keqë përfundoi i 4-të.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Hamilton, i cili ka pranuar se ishte i gjithë fasji i tij dhe diçka të tillë e kuptoi më vonë.
“E kam parë atë aksident në përsëritje dhe mund të them se ishte 100% faji im. Marr të gjithë përgjegjësinë, i kërkoj falje skuderisë dhe Russell”, theksoi britaniku.