
Instanbulspor është mposhtur me rezultatin 0-2 në shtëpi nga Trabzonspor. Në këtë sfidë e nisi si titullar Kristal Abazaj, por pa mundur të lërë gjurmë.
Ish-lojtari i Kukësit qëndroi në fushë për 69 minuta dhe më pas u zëvendësua nga trajneri i Instanbulsporit. Eduart Rroca mungonte prej dëmtimit në krah, ndërsa Valon Ethemi u fut në fushë në minutën e 92-të.
Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 16-të të ndeshjes, ndërsa i dyti u shënua në minutën e 86-të. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e parë të kampionatit turk.
Poll