
Gabriel Barbosa Avelino është lojtari më i ri i afruar në radhët e Kukësit. 23 vjeçari që mbulon reparitn e sulmit do të jetë “arma” e re për trajnerin Skënder Gega.
Gabriel i lindur në Anapolis të Brazilit, ka nisur karrierën e tij si profesionist te ekipi i Londrina në Brazil. Sulmuesi 23 vjeçar ka luajtur për disa ekipe në vendlindje dhe më pas ka vijuar në Kore me Seoul ku arriti të realizoj 2 gola.
Në karrierën e tij Gabriel Barbosa regjistron 6 gola si lojtar profesionist. Te Kukësi do të numëroj aventurën e tij të shtatë, dhe të parën në Superligën shqiptare.
Karriera e Gabriel Barbosa:
1-Palmeiras (Brazil)
2-Londrina-PR (Brazil)
3-Figueirense (Brazil)
4-Paysandu (Brazil)
5-Seoul (Korea Jugut)
6-Levadiakos (Greqi)
7-KUKËSI (SHQIPËRI)
Gabriel Barbosa Avelino: