
Shkelqim Demhasaj I mjaftojnë vetëm 25 sekonda në fushë për të shënuar gol. Sulmuesi shqiptar është pjesë e Grasshoppers në ligën e parë të Zvicrës në në sfidën ndaj Aarau që po luhet aktulisht, Demhasaj ka shënuar golin e dytë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
24-vjeçari u aktivizua në minutën e 61-të dhe pas 24 sekondash në fushë dhe dy prekjeve e dërgon topin në rrjetë. Ky ishte goli I 7-të sezonal për Demhasajn me Grasshoppers në 18 ndeshje. Ai ka debutuar edhe me Kosovën në sfidën e National League ndaj Maltës dhe është një opsion më shumë për trajnerin Challandes.
Poll