
Basel ia ka dalë të marrë një fitore jetike 2-3 në transfertë ndaj Kairat Almaty, në Conference League. Venimtarë për zviceranët kanë qënë dy shqiptarë. Edon Zhegrova realizoi gol në minutën e 69-të, me një goditje tejet të bukur. Zhegrova kordinohet mirë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës. 22 vjeçari ka qënë tejet i rëndësishëm për Basel gjatë gjithë këtyre sezoneve.
Edhe Pajtim Kasami “tundi rrjetën” sot. Kasami shfrytëzon më së miri një assist në minutën e 73-të. Basel renditet në vendin e parë me 11 pikë, 1 më shumë se Qarabag. Ky takim vlente për xhiron e pestë të grupeve.
Poll