Rubin Hebaj ishte autori i dy golave për Partizanin në ndeshjen e Kupës ndaj Kastriotit. Sulmuesi shkodran nuk është një lojtar titullar në formacionin e Gegës, pasi përpara tij preferohet Bardhi dhe Mensah. Hebaj luajti në ndeshjet e para të kampionatit si tullar, por paraqitjet e tij nuk e bindën trajnerin Gega që t'i besonte një fanelë titullari në ndeshjet ne vazhdim. Dy gola në derbi u dukën se shkodrani mund të luante sërish nga minuta e parë, por Gega vazhdon t'i qendroi besnik formacionit të tij duke mos bërë shumë ndryshime. Në ndeshjen e parë për këtë vit në Kupë, Hebaj u aktivizua që nga minuta e parë duke shënuar dy gola. Me anë të një postimi ne faqen e tij në Instagram ai ka marr një këshillë nga shoku i tij i skuadrës Lorenc Trashi ku e këshillon të rrijë i qetë.
"Vetëm rri i qetë... një njeri që të do të mirën të shkuan nga Kryeqyteti Rusia (Gramshi)".