Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vetëm 6 muaj i zgjati aventura në “Camp Nou”, Barcelona gati të “flakë” mbrojtësin 

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 6 muaj i zgjati aventura në “Camp Nou”, Barcelona

Hector Bellerin pritet të largohet  nga Barcelona dhe të  firmos në Portugali tek skuadra e Sporting Lisbon. Mbrojtësi gjeti shumë pak hapësira në formacionin e Xavit këtë pjesë të parë të sezonit me vetëm 3 paraqitje në La Liga.

Forma e tij e dobët, por gjithashtu dhe momenti i mirë që po kalojnë Araujo dhe Kounde e kanë bërë Bellerin zgjedhje të  tretë apo të katërt për teknikun spanjoll. Ish lojtari i Arsenal do të vazhdojë karrierën në Portugali dhe do të ketë një vend të sigurt në formacion, pasi klubi nga Lisbona konfirmoi largimin e Pedro Porro drejt Tottenham.

Ky do të jetë largimi i dytë nga Barcelona këtë merkato pas atij të Memphis Depay tek Atletico Madrid, por merkato e katalanasve nuk do të  ndalet me kaq pasi orët e fundit mund të rezervojnë surpriza të tjera për ta pas kontakteve për afrimet e Amrabat nga Fiorentina dhe Pavard nga Bayern.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga