
Jordan Diakase, ish-lojtari dhe talenti i dalë nga Akademia e PSG-së në Francë është ndarë nga jeta në rrethana të paqarta. Lojtari ka qenë pjesë e Kombëtares franceze U20 dhe asaj U21, megjithëse nuk ia doli të debutonte asnjëherë me ekipin A të PSG.
24 vjeçari ishte pjesë e Furian në Francë, ndërsa lajmin e ndarjes nga jeta e kanë konfirmuar këta të fundit në kanalet zyrtare të komunikimit. "Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdekjen e sportistit tonë, Jordan Diakase.
Një njeri dhe futbollist i shkëlqyer që ndihmonte shokët e skuadrës. Ai do të mbahet mend gjithmonë i buzëqeshur. Ngushëllime familjes dhe miqve", shkruhej në njoftimin e Furian.
Poll