Holanda nuk është e njohur vetëm për tulipanët, por edhe për edhe si një fidanishte që prodhon dhe rrit shumë futbollistë të mirë. Në merkaton e fundit ishin të shumtë lojtarët holandezë që thyen rekord për shifrën e transferimeve, ku më të shtrenjtët ishin De Jong që iu bashkua Barcelonës dhe De Ligt Juventusit.
Së fundmi në radarët e top klubeve europiane ka hyrë talenti 18 vjeçar i Fejnord-it, Orkhun Kukçu. Mesfushori është me origjinë turke por ka pasaportë holandeze, çka do e lehtësonte kalimin e tij të mundshëm në një klub europian. Kokçu është aktivizuar 13 takime këtë sezon, duke realizuar edhe 2 gola në të gjitha kompeticionet.
Në sulm për të janë hedhur klube si Tottenham, Manchester United, Arsenal apo Lion në Francë. Pritet që janari të jetë vendimtar për të bërë hapin e madh në karrierë dhe shifra paraprake e vendosur nga klubi holandez është 7 milon euro. Orkhun Kukçu është pjesë e ekipit U21 të Turqisë.