
Max Verstappen mund të jetë piloti i rradhës i Formula 1 që bën një lëvizje shokuese. Piloti i Red Bull mund të lërë skuderinë austriake për të shkuar te Mercedes, sipas raportimeve të shumta.
Diçka të tillë e mendon edhe Lewis Hamilton i cili do të lërë Mercedes, për t’u bashkuar me Ferrarin në vitin 2025. 39-vjeçar britanik thotë se pasi ai vetë firmosi me Ferrarin, pritet çdo transferim tjetër në Formula 1, madje dhe ai i Verstappen te Mercedes.
“Mendoj se transferimi surprizë i imi tek Ferrari bën që tashmë në botën e Formula 1 asgjë të mos konsiderohet si e paimagjinueshme. Mendoj se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë interesant, nuk kam për të dhënë ndonjë lajm bombastik, por mendoj se Max Verstappen është në listën e Mercedes. Edhe pse unë mendoj se Verstappen për momentin nuk ka asnjë arsye që të heqë dorë nga një makinë si ajo e RedBull”, ka thënë Hamilton.