Është zhviluar ditën e sotme gara për Cmmimin e Madh në Austri. Edhe këtë herë nuk kishim surpriza teksa fitimtar në fund doli sërish Max Verstappen. Pista e “Red Bull Ring” ishte një pistë në të cilën skuderia me të njëjtin emër ia doli të tirumfonte.
Në Austri u zhvilluan plot 24 gara. Pas Verstappen që u rendit i pari, në të dytin u rendit shoku i skuadrës së tij Sergio Perez. Kujtojmë që meksikani u nis i dyti pas renditjes të arritur në provat zyrtare që u zhvilluan ditën e djeshme.
Kurse podiumi u plotësua nga Sainz i Ferrarit. Ndër të tjera jashtë podimuit mbeti Alonso që u rendit vetëm në vendin e 5-të. Për sa i përket Hamiltonn, piloti britanik nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të në këtë garë.
Më poshtë do të gjeni renditjen e plotë.
[caption id="attachment_698864" align="alignnone" width="654"] Renditja Formula 1[/caption]