
Shqipëria arriti të fitonte në ndeshjen kundër Maqedonisë, dhe kjo ka bërë që Xhani de Biazi të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombtare. Trajneri italian ka deklaruar që nëse kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen në Botëror, atëherë stadiumi i ri që po ngrihet në kryeqytet duhet të marrë emrin e tij.
“Kemi dhjetë për qind mundësi dhe duhet t’i shfrytëzojmë, nëse do t’ia dilnim, ku i dihet, ndoshta do t’i vendosin emrin tim stadiumit të ri të Tiranës. Nxora disa mësime të rëndësishme nga Europiani, pasi edhe skuadrat e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha”, u shpreh De Biazi.
Pas takimeve të para, Shqipëria, Spanja dhe Itali kryesojnë grupin me tre pikë të plota.
Poll