Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vendimi i çuditshëm i trajnerit, kush ha fast food përjashtohet nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi i çuditshëm i trajnerit, kush ha fast food përjashtohet

Mund të duket disi e çuditshme kur e dëgjon, por rregullat dhe disiplinat janë disa nga detajet kryesore për një sportist. Dietet dhe stërvitja janë A-ja e gjithçkaje për një trajner kur bëhet fjalë për lojtarët e ekipit të tij.

Vendimi i fundit që kush konsumon fast food përjashtohet nga Kombëtarja është marrë nga trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate. Skuadra është grumbulluar në hotelin "Hilton". Sapo ekipi është akomoduar në këtë resort, Southgate ka dhënë një ultimatum për stafin e ketij hoteli, ku ka kërkuar që lojtarëve të mos iu shërbehet asgjë tjetër nga Starbucks që ndodhej aty, me përjashtim të kafes dhe çajit.

Në rast se ky urdhër nuk respektohet, lotjari që do të thyejë këtë rregull do të përjashtohet nga Kombëtarja, ndërsa stafi i hotelit në fjalë do të pushohet nga puna.

Kujtojmë që, Kombëtarja angleze prej pak ditësh është grumbulluar në "National Football Center" në St George's Park. Ditën e premte do zhvillojë miqësoren e parë ndaj Holandës në Amsterdam ndërsa ditën e martë do përballet në Wembley me Italinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga