Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vora bën “REVOLUCION” në pankinë, zbulohet trajneri i ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vora bën “REVOLUCION” në pankinë, zbulohet
FK Vora

Në prag të sezonit të ri, ekipi i Vorës po i kushton rëndësi jo vetëm skuadrës kryesore, por edhe atyre të moshave. Bëhet fjalë për U-19, ku është prezantuar një trajner i njohur i futbollit shqiptar, fjala është për Artan Mërgjyshin.

Për Vorën ky “timonier” nuk është i panjohur, pasi ka korrur sukSes të rëndësishëm me këtë klub, duke e ngjitur para disa sezonesh në Kategorinë e Parë, ku i dha një spunto të rëndësishme skuadrës për të avancuar drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi e ka njoftuar lëvizjen përmes rrjeteve sociale: “Një emër që shkroi histori me Voren… Artan Mërgjyshi, trajneri që ngjiti ekipin tonë në Kategorinë e Parë dhe na dhuroi momente të paharrueshme, rikthehet për të udhëhequr ekipin U-19!

Një figurë me vizion, përvojë dhe zemer vorake — tashmë në krye të brezit të ri të talentëve që po rriten brenda klubit tonë. Ky nuk është thjesht një emërim… Është një mesazh i qartë: FK Vora beson te të rinjtë. FK Vora beson te Akademia".  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AKADEMIA E FUTBOLLIT VORA ⚪️???? (@fkvora_academy)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga