Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia nuk heq dorë nga mesfushori, 20-vjeçari firmos kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia nuk heq dorë nga mesfushori, 20-vjeçari firmos
Vllaznia

Klubi Vllaznisë ka njoftuar rinovimin e kontratës me mesfushorin, Ensar Tafilin. 20-vjeçari u bë pjesë e shkodranëve në 26 korrik të vitit 2024 dhe tashmë me marrëveshjen e re do të luaj për ekipin e Eduard Martinit deri në vitin 2028.

Mesfushori Tafili më herët ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Vllaznisë por edhe të Partizanit gjithashtu.

Sa i takon njoftimit për rinovimin e kontratës dhe vijimin e bashkëpunimit me futbollistin, klubi e ka bërë të ditur me anë të postimit në rrjetin social “Facebook”.

Foton e mesfushorit, klubi e ka shoqëruar edhe me shkrimin: Kemi kënaqësinë të njoftojmë se KF Vllaznia ka aaritur marrveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Ensar Tafilin. Mesfuhsori 20-vjeçar do të jetë i veshur “kuqeblu” deri në vitin 2028.

Poll

Lexo gjithashtu