Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vjen firma e parë në merkato, Tirana rikthen në ekip 22-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vjen firma e parë në merkato, Tirana rikthen në ekip
Aldi Gjumsi

Tirana ka bërë goditjen e parë në këto merkato. Pas largimeve të shumta nga klubi bardheblu, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i afrimit të parë për këtë merkato verore.

Aldi Gjumsi është lojtari më i ri i Tiranës. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij në Kosovë me Lirinë e Prizrenit, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër si bardheblu, aty ku edhe nisi karrierën e tij si futbollist.

Lajmin për transferimin e Gjumsit e ka bërë të ditur vetë klubi i Tiranës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ku shkruan:

“Mirësevjen Aldi Gjumsi!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Aldi Gjumsi!

Sulmuesi 22-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri bardh’ e blu, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.

Klubi i uron mirëseardhje Gjumsit dhe sa më shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga