Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta shet Ledio Beqjan, mesfushori shton “koloninë” e shqiptarëve në Hungari

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta shet Ledio Beqjan, mesfushori shton “koloninë” e
Ledio Beqja

Ledio Beqja nuk është më lojtar i Teutës. Mesfushori do të vazhdojë karrierën në Hungari te skuadra e Gyori.

Teuta ditën e sotme e ka zyrtarizuar largimin e lojtarit, për të cilën klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Beqja largohet nga Durrësi pas 6 vitesh, ku me fanellën e “Djemve të Detit” ia doli të fitonte 4 trofe, duke qenë protagonist në 151 ndeshje.

Klubi durrsak e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierën e tij futbollistike.

“???????? Mirupafshim Ledio Beqja!

???? Klubi i Futbollit Teuta njofton sot arritjen e marrëveshjes me @etofc_official për transferimin e Ledio Beqja-s në kampionatin ???????? Hungarez të futbollit. Pas 6 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Ledio Beqja largohet nga Teuta. Beqja është një produkt i akademisë së Teutës dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 17-vjeçare. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar katër trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 151 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

KF Teuta falenderon Ledion për të gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Ai gjithashtu meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë.

KF Teuta i uron suksese në vazhdim. ???? #forcateuta????????”, shkruan klubi durrsak. Kujtojmë se me kalimin te skuadra hungareze, Beqja do të bashkohet me Eneo Bitrin dhe Albion Markun. Siç dihet këto të fundit kanë luajtur edhe në Superiore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga