Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Produkt” nga akademia e Tiranës, mefushori rikthehet në “shtëpi”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Produkt” nga akademia e Tiranës, mefushori rikthehet
Okseold Sefa

Mesfushori me tipare defensive Okseold Sefa, është lojtari më i ri i skuadrës së Vorës. Zyrtarizimi ka ardhur  para disa minutash nga vetë klubi vorakë. 24-vjeçari shkodran pritet të jetë një “armë” shtesë për trajnerin Arian Bellai në mesfushë.

Për Sefën, Vora nuk është ekipi i ri, pasi ai ka qenë pjesë e tyre edhe në periudhën 2022-2025, pra kemi të bëjmë me një rikthim në “shtëpi”. Aventuar e fundit për protagonistin në fjalë ishte Kukësi në Kategorinë e Parë, ndonëse nuk zgjati shumë.

Okseold Sefa vjen nga akademia e Tiranës, ndërsa ka treguar se mund të mbulojë jo vetëm pozitën e shkatërruesit si “6”, ama edhe të “8”, pra ndërtues. Edhe pse Vora ka bërë një kampionat të mirë deri në këtë fazë, nuk e ka të sigurtë qëndrimin në Superiore, aty ku “zona e ftohtë” është vetëm 5 pikë larg.      

 

Poll

Lexo gjithashtu