Tirana
Merkatoja e janarit, ka ardhur “vrullshëm”, në ekipin e Tiranës, kjo pasi nuk kanë munguar hyrjet e reja në ekipin e trajnerit Ardian Nuhiu. Në fakt kampi “bardheblu” forcoi mbrojtjen, me futbollistin Diar Halilin vetëm 3 ditë më parë.
Ndërsa sot klubi i Tiranës ka njoftuar edhe prezantimin zyrtar të Halilit. Një mikëpritje e cila u zhvillua në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, në kuadër të afrimit të mbrojtësit 22-vjeçar.
Afrimi zyrtar i Halilit, mbrojtësi i cili ka luajtur për ekipin e Prishtinës, u njoftua edhe me anë të postimit të vetë klubit në rrjetin social “Facebook”.
Poll

