
Dinamo ka përforcuar mesfushën me transferimin e Ledio Beqjës. Ish-mesfushori i Teutës është larguar përfundimisht nga ETO FC Győr për t’u rikthyer për herë të dytë në Superiore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dinamo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Edhe pse kishte kontratë deri në qershor të vitit 2028 me ekipin hungarez, Beqja u transferua te dinamovitët.
Njoftimi zyrtar i kryeqytetasve:
Ledio Beqja është lojtari ynë më i ri. Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit 24-vjeçar.
Beqja ka firmosur kontratën me klubin dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.
Mesfushori vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës në futbollin hungarez, kurse më parë ka luajtur për Teutën.
Suksese me fanellën blu Ledio!
ForcaDinamo