
Partizani ka prezantuar Rodrigo Piloton. Sulmuesi i AC Escaldes ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër.
Sezonin e fundit në Andorrë, Piloto shënoi 15 gola. Portugezi vendosi të ndante rrugët, pasi i përfundoi kontrata.
23-vjeçari mund të shihet dhe si zëvendësuesi i Xhuliano Skukës. Ky i fundit është kthyer te Metz, pas huazimit te “demat”.
Njoftimi i Partizanit:
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Rodrigo Piloto. Klubi ka arritur akordin me qendër sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e Atletik klub d’Eskaldes të Andorrës skuadër me të cilën realizoj 15 gola. 23 vjeçari portugez ka firmosur një kontratë për 2 vite me opsion edhe për një tjetër sezon. Piloto i është bashkuar menjëherë të kuqve në seancën e sotme stërvitore”.