Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Partizani ‘plas bombën’, prezanton ish-futbollistin e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani ‘plas bombën’, prezanton ish-futbollistin e
David Domgjoni

David Domgjoni është futbollisti më i ri i Partizanit. Një lajm rrufe që e kanë ‘plasur’ vetë Demat duke e zyrtarizuar në rrjete sociale.

Domgjoni do të jetë një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen teksa më parë ka luajtur për Tiranën e Laçin në Shqipëri, ndërsa ka vijuar më pas karrierën edhe në Turqi e Kazakistan. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin edhe për një tjetër.

-NJOFTIMI-

“Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit Kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga