
David Atanaskoski është transferimi më i ri i Partizanit në prag të mbylljes së merkatos së janarit. Mbrojtësi maqedonas që u shpall kampion në sezonin 2022/23 me “demat e kuq” është rikthyer sërish në kryeqytet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e David Atanaskoskit.
Mbrojtësi i majtë i cili ishte pjesë e Partizanit për dy sezone, pas eksperiencës në Rumani rikthehet në Shqipëri duke konfirmuar se të kuqtë mbeten e vetmja zgjedhje në kampionatin Shqiptar. Atanaskoski ka firmosur me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm. Në total 28 vjeçari me Partizanin ka dhuruar 77 paraqitje duke fituar me të kuqtë titullin kampion në sezonin 2022 - 2023 dhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë.”, shkruan Partizani.